Ndërlidhjet

MOMBASA


Zyrtarët e Kenisë thanë se deri tash nuk është gjetur ndonjë ndërlidhje midis al Kaidës dhe 12 personave që u arrestuan në lidhje me sulmet vetëvrasëse të së enjtes kundër turistëve izraelitë në Mombasa që lanë të vdekur 13 njerës, bashkë me tre sulmuesit.
Ministri i Brendëshëm i Kenisë tha se dy nga të dyshuarit, një femër amerikane dhe burri i saj anglez, duket se nuk kanë lidhje me sulmet dhe do të lirohen.
Dhjetë të dyshuarit tjerë, të gjithë pakistanezë dhe somalezë, ishin arrestuar me pasaporta të “dyshimta” katër ditë para sulmeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG