Ndërlidhjet

MITROVICË


Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner thotë se qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës lidhur me ardhmërinë e Kosovës janë të ndryshme, por ka theksuar se statusi final i saj varet nga përmbushja e standardeve ndërkombëtare, duke mos i përmendur se cilat janë ato standarde.
Steiner i ka bërë këto komente gjatë vizitës lagjeve veriore të Mitrovicës ku shikoi objektin ku do të vendoset administrata e UNMIK-ut.
Në bisedë me gazetarët kryeadministratori i Kosovës ka thënë se në dialogun eventual Prishtinë-Beograd nuk është e thënë që të shtrohen menjëherë çështje politike, por para së gjithash probleme ekonomike.
XS
SM
MD
LG