Ndërlidhjet

PRISHTINË


Studentët e Univerziteteit të Prishtinës kanë arritur marrëveshje me qeverinë e Kosovës që të ndërpresin bojkotimin një javësh të ligjëratave, pasi pranuan propozimin që të zvogëlohen pagesat e regjistrimit të semestrave nga 80 në 50 euro për semestër.
Me përfaqësuesit e studentëve në Prishtinë kanë biseduar kryeministri Bajram Rexhepi dhe ministri për arsim shkencë e teknologji , Rexhep Osmani.
Me marrëveshje janë zvogëluar taksat e shkollimit edhe për studentët nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës në jug të Serbisë, të cilët do të paguajnë 80 në vendë të 120 euro për semestër.
XS
SM
MD
LG