Ndërlidhjet

LONDËR


Qeveria britanike ka publikuar një dosje përmes së cilës akuzon udhëheqësin e Irakut, Sadam Husein, për siç thuhet, ‘përdorim sistematik të torturës, vrasjes, gjymtimit dhe dhunimit’, si forma të sundimit të tij.
Dosja përmban fakte të hollësishme për persekutimin e kurdëve dhe anëtarëve të komunitetit fetar Shia në vend.
Sekretari Stro tha se dokumenti 23 faqesh është përpiluar në bazë të raporteve të agjensive të zbulimit si dhe të dëshmive autentike të personave që kanë mundur të arratisen nga Iraku.
XS
SM
MD
LG