Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur kryeministrin e Australis, John Howard, i cili shkaktoi shqetësime në mesin e disa vendeve të Azisë kur tha se Australia mundë të ndërmarrë sulme para-goditëse kundër terroristëve në vende të tjera.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se presidenti George Bush mbështetë aksione para-goditëse kundër terroristëve, duke specifikuar se ato janë adekuate vetëm në rastin e terroristëve- e jo kundër të gjitha kërcënimeve.
Filipinet, Indonezia, Malajzia dhe Tajlanda i dënuan komentet e kryeministrit të Australisë duke thënë se ai duhet të respektojë sovranitetin e vendeve të tjera.
XS
SM
MD
LG