Ndërlidhjet

MOSKË


Lideri separtist çeçen, Akhmed Zakayev ka falënderuar Danimarkën se nuk ishte gjunjëzuar para presioneve të Moskës dhe ta ekstradonte në Rusi, por e liroi nga arresti një muajsh.
Zyrtarët e Rusisë akuzojnë Danimarkën të ketë dështuar në përmbushjen e obligimeve të saj në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit, sepse liroi liderin separatist, por Zakayev thotë:
“Metodat e përdorura kundër çeçenëve nuk kanë ndryshuar. Në kohën e tij, shefi i policisë staliniste në Gudermes ka thënë më jepni një çeçen dhe do të gjejmë për çka ta akuzojmë. Ata u përpoqën të fabrikojnë akuzën kundër meje në të njejtat parime, duke u përpjekur të më ndërlidhin mua dhe lëvizjen tonë të rezistencës me terrorizmin ndërkombëtar, ti cilësojnë kërkesat e ligjëshme të popullit çeçen si terrorizëm ndërkombëtar”, ka deklaruar Zakyev nga një vend i paidentifikuar, pas lirimit.
XS
SM
MD
LG