Nga pasojat e një shpërthimi në zyrat e konsullit të nderit të Maqedonisë në Karaçi vdiqën tre persona. Siç informon mëtutje agjencia AP, policia beson se ky incident mund të ketë qenë hakmarrje për vrasjen e shtatë pakistanezëve në Maqedoni gjatë muajit mars të këtij viti. Policia në Karaçi ka kumtuar se, tash për tash, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë incident.