Ndërlidhjet

SHKUP


Maqedonia do të marrë 46 milion dollarë ndihma gjatë vitit 2003, nëse arrin dhe zbaton marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar – kumtoi Kris Patten, komisioner i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Sipas Patten, 20 milion dollarë do të lëvrohen menjëherë, ndërsa dërgimi i 26 milionëve të tjerë do të varet nga ritmet me të cilat vendi do të përmbushë detyrimet gjatë tre muajve të ardhshëm.
Kryeministri i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, tha se do të punojnë për të përligjur pritshmërinë e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG