Ndërlidhjet

PRISHTINË


Trupat Mbrojtëse të Kosovës duhet të pasqyrojnë përbërjen shumë-etnike të Kosovës, ka thënë shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Komentet e Mihajl Shtajner pasuan takimin e tij me komandantin e përgjithshëm të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjeneral-lejtnant Agim Çekun dhe të tjerë zyrtarë të lartë të TMK-së.
Zoti Shtajner vuri theksin në nevojën e hapjes së institucioneve ndaj pakicave - si tregues të demokratizimit të Kosovës - ndërsa përmendi shembullin pozitiv të TMK-së, ku rreth 15 % e personelit është jo-shqiptare.
XS
SM
MD
LG