Ndërlidhjet

PRAGË


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore në Vjenë tha se analiza e kujdesshme e dokumenteve të deklaruara nga Iraku për arsenalin e tij ushtarak dhe vazhdimi i inspektimeve, mund ta shmangin luftën.
Mohamed El Baradei tha se inspektorëve u duhet kohë për të vërtetuar nëse dokumentet e Irakut janë të vërteta.
“Inspektimi kërkon kohë. Nuk mundet thjesht të themi se ata bashkëpunojnë apo jo”, tha El Baradei.
Sot inspektorët e vizituan një qendër bërthamore në afërsi të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG