Ndërlidhjet

SNOW NË POSTIN E SEKRETARIT TË THESARIT?


Andrew F. Tully, Washington Dy zyrtarë të lartë të ekipit të presidentit amerikan George Bush, javën e kaluar paraqitën dorëheqje lidhur me shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë amerikane. Ky zhvillim ndodhi në çastin kur shkalla e papunësisë u ngrit në 6%, që është shkalla më e lartë në tetë vitet e fundit. Analistët thonë se dorëheqjet i krijojnë mundësi George Bushit për të zgjedhë këshilltarë të rinjë dhe të përpiqet të zhvilloj një ngritje ekonomike.

Zëdhënësi i shtëpisë së bardhë, Ari Fleischer pasi lavdëroi minsitrin e financave Paul O’Neill dhe këshilltarin ekonomik të presidentit, Lawrence Lindsey, tha se ngritja e shkallës së papunësisë në muajin Nëntor nuk ishte shkak për dorëheqjen e këtyre dy zyrtarëve të lartë ekonomik. Ari Fleischer tha:

- Presidenti e sheh ekonominë si çështje më madhore se çdo person ose ekspert. Prandaj presidenti shpreson që të punoj me kongresin për të avancuar politikat dhe planet që do të ndihmonin rritjen e ekonomisë.

Sipas raporteve të publikuara duket se presdienti Bush do të propozoj afaristin e njohur John Snow për ministër të ri. Ky propozim duhet të miratohet nga Senati. Pritet që këshilltar ekonomik i presidentit të emërohet Stephen Friedman, një ekspert investimesh.

David John është ekonomist në Fondacionin Heritage me seli në Uashington. Ai thotë se, për dallim nga i jati, ish presdienti Bush, që duket se ishte shumë më tepër i përqendruar në politikën e jashtme se sa në atë të brendshme, presidenti i tashëm synon t’ju tregoj amerikanëve se për të ekonomia është poashtu e rëndësishme. Ekonomisti David John thotë:

- Për shkak të vazhdimësisë së ekonomisë së ngadalësuar, duke iu shmangur akuzave se po i injoron veprimtaritë e brendshme duke u përqendruar totalisht në punët e jashtme, siç kishte vepruar i jati, ky president po dërgon mesazh njëherë e përgjithmonë se për të ekonomia është e rëndësishme dhe se ai po i kryeson përpjekjet për ripërtritje.

Ndërkaq, profesori i ekonomisë në Universitetin George Washington në Uashington, Robert Dunn thotë se ishte e njohur se Paull O‘Neill kishte mospajtime të thella me anëtarët e tjerë të ekipit ekonomik të Bushit. Robert Dunn thotë:

- Ky person ka bërë disa komente që janë për keqardhje. Ai është shumë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Dhe kjo nuk është një cilësi për sekretarin e thesarit, për të cilin mendohet se duhet të jetë dikush që është tejet diskret. Nëse ai nuk pajtohet atëherë mospajtimet nuk do të duhej bërë publike.
XS
SM
MD
LG