Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Fleischer tha se analizat e dokumenteve të Irakut do të jenë gjithpërfshirëse dhe komplete.
“Nuk mund të jap vlerësim rreth kohës së nevojshme për analizat e deklaratave të tilla, por do të zgjasë aq sa duhet”, tha Fleischer.
Në Bruksel, sekretari i jashtëm britanik Jack Straw tha se vendimin përfundimtar do ta sjellë Këshilli i Sigurimit.
“Deklarata fillimisht do të vlerësohet nga inspektorët dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, dhe pastaj nga fundi i javës do të dalë para Këshillit”, tha Straw.
XS
SM
MD
LG