Ndërlidhjet

PRISHTINË


Preambula e Kartës kushtetuese Serbi- Mali i Zi është “provokim i rëndë ndaj paqës”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës, e cila hedhë poshtë dispozitën ku thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë.
Duke u mbështetur në Rezolutën e mëparëshme të Kuvendit të Kosovës, Qeveria hedh poshtë çfarëdo përpjekje për futjen e Kosovës brenda Serbisë apo cilësdo bashkësi serbo-malazeze.
Qeveria e Kosovës i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e njohë preambulën e Kartës kushtetuese Serbi-Mali i Zi në të cilën përmendet Kosova.
XS
SM
MD
LG