Ndërlidhjet

PRISHTINË/MITROVICË


Asnjë hap i njëanëshëm nuk do të vendosë për statusin final të Kosovës, por vendimin për këte do te marrë Këshilli i Sigurimit pas konsultimeve me të gjitha palët e interesuara, ka thënë udhëheqësi i delegacionit të Këshillit të Sigurimit gjatë vizitës në Kosovë.
Gjatë vizitës në Mitrovicë ambasadorët thanë se “ajo që dëshironë Këshilli i Sigurimit është shoqëria kosovare multietnike, të gjithë të integruar në te”.
Delegacioni ka përcjellë mesazhin e Këshillit të Sigurimit se prania e KFOR-it edhe më tej paraqet faktor stabiliteti dhe sigurie në Kosovë, gjatë bisedës me komandantin e forcës paqëruajtëse të udhëhequr nga NATO, gjeneralin Fabio Mini.
XS
SM
MD
LG