Ndërlidhjet

SHKUP


Dy shqiptarë të Maqedonisë, Shkodran Idrizi dhe Fadil Ferati janë liruar nga burgu, sepse prokurori nuk ka mundur të sigurojë prova të qëndruseshme se ata ishin përzier në torturimin e disa puntorëve maqedonas gjatë konfliktit të vitit të kaluar, në magjistralen Shkup-Tetovë.
Dy personat ishin në mesin e gjashtë shqiptarëve të arrestuar nëntorin e kaluar afër Treboshit dhe u akuzuan se kishin komplotuar sulme kundër institucioneve shetërore të Maqedonisë.
Ata janë liruar nga burgu të premten e kaluar, pasi Tribunali i Hagës mori mbi vete të ndjekë pesë raste të ndërlidhura me krime në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG