Ndërlidhjet

BEOGRAD


Çështja e statusit final të Kosovës është “çështje për ardhmërinë”, dhe në këte çështje do të konsiderohen interesat e dy palëve, por as Prishtina dhe as Beogradi nuk do të kenë ndonjë të drejtë vetoje, por nuk do të përjashtohen nga bisedimet për te, ka thënë shefi i delegacionit të Këshillit të Sigurimit, Ole Peter Kolbi pas bisedimeve që kishte në Beograd me zyrtarët jugosllavë dhe serbë.
Ai ka përsëritur se para fillimit të zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet të arrihen standardet e caktuara, duke ftuar të gjitha bashkësistë në Kosovë që të bashkëpunojnë për arritjen e atyre standardeve.
Delegacioni do t,i raportojë Këshillit të Sigurimit për përshtypjet nga vizitat në Kosovë dhe në Beograd.
XS
SM
MD
LG