Ndërlidhjet

BAGDAD/PARIS


Zyrtarët e Irakut kanë demantuar që deklarata e tyre të jetë shkelje materiale e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për çarmatosjen e tij dhe kanë përsëritur se vendi i tyre nuk ka armë për zhdukje në masë.
Ata kanë thënë se nuk janë të brengosur për akuzat se deklarata e tyre përmban fare pak të reja, duke shtuar se britanikët dhe amrikanët me gjasë janë më shumë të brengosur se nuk do të gjejnë asgjë që mundë ta përdorin kundër tyre.
“Nuk jemi të brengosur. Pala tjetër është ajo që duhet të jetë e brengosur, sepse në deklaratë nuk ka asgjë për të akuzuar Irakun”, ka thënë në Bagdad këshilltari i presidentit irakian, Amir al-Saadi.
Në Paris, zëvendës presidenti irakian, Taha Yassin Ramadan ka thënë se “Shtetet e Bashkuara kërkojnë pretekst për të ndërmarrë sulm”, duke shtuar se “çdo vend ka të drejtë të mbrojë veten me të gjitha mjetet”.
XS
SM
MD
LG