Ndërlidhjet

BAGDAT


Inspektorët e armëve të Kombeve të Bashkuara kanë intervistuar një shkencëtar iraken, i cili ka qenë i përfshirë në programet e mëparshme bërthamore të Irakut.
Profesor Sabah Abdel Nur, pas intervistës në Universitetin Teknologjik të Bagdatit, deklaroi:
“Gjatë vizitës së ekipit të inspektorëve ata thanë të më intervistonin vetëm. Kërkova që intervista të bëhej në praninë e një prej ekipit të Irakut. Intervista kaloi miqësisht, ishte objektive dhe pyetjet bazoheshin nëse qe bërë ndonjë përparim në Irak pas vitit 1998”, tha Nur.
Sipas inspektorëve të OKB-së, ata po përpiqen të realizojnë intervistimin e disa shkencëtarëve irakenë jashtë Irakut.
Ndërkaq Sadam Hyseini ka përdorur mesazhin me rastin e Krishtlindjeve që të kritikojë Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG