Ndërlidhjet

SEUL


Agjencia e Energjisë Bërthamore e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se do tërheqë inspektorët nga Koreja e Veriut pas kërkesës për tërheqje nga Penjangu.
Koreja e Veriut vazhdon të këmbëngulë se do të rifillojë programet e saj bërthamore.
Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara duhet të dërgojnë rreth 690 mijë trupa shtesë në gadishullin korean në rast të një lufte të mundshme me Korenë e Veriut.
Kjo është bërë e ditur në një dokument të përgatitur nga ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut.
Aktualisht janë 37 mijë trupa amerikane në Korenë e Jugut.
XS
SM
MD
LG