Ndërlidhjet

Serbët protestojnë në Merdare


Në vendkalimin kufitar Merdare, midis Kosovës dhe Serbisë, disa qindra serbë kanë depërtuar në zonën neutrale, duke protestuar dhe hedhur gurë ndaj policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it.

Policia e Kombeve të Bashkuara ka thënë se demonstruesit kanë arritur me eskavatorë, ndërsa zëdhënësi i SHPK-së ka konfirmuar se vendkalimi është mbyllur dhe protesta është duke vazhduar.

Në vendngjarje kanë shkuar disa qindra ushtarë të Çekisë, në përbërje të KFOR-it, ndërsa mediat serbe pohojnë se fjala është për rezervistë të veshur në uniforma ushtarake.
XS
SM
MD
LG