Ndërlidhjet

Polonia të martën do të njohë Kosovën


Kryeministri i Polonisë Donald Tusk ka paralajmëruar se qeveria polake do ta njohë pavarësinë e Kosovës në mbledhjen e radhës të martën, përkundër insistimit të presidentit Leh Kaczynski që Varshava të presë me njohjen e Kosovës.

Tusk ka thënë se procesi i njohjes së Kosovës është global dhe po zgjat disa vite.

"Kur është fjala për këtë pjesë të botës, ku edhe ne bëjmë pjesë, është vendimtar fakti se pavarësinë e Kosovës e kanë njohur aleatët tanë më të rëndësishëm: vendet kryesore të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka thënë kryeministri i Polonisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG