Ndërlidhjet

Franca dënon ashpër sulmet ndaj ambasadave


Franca e ka dënuar ashpër sulmin e djeshëm ndaj ambasadës amerikane në Beograd, nga ana e protestuesve që demonstruan kundër pavarësisë së Kosovës.

"Franca i dënon ashpër aktet e dhunës që mbrëmë u kryen në Beograd kundër ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe zyrave tjera diplomatike, si dhe kundër gazetarëve, të cilët raportonin për demonstratat e organizuara nga qeveria", tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Pascale Andreani.

Ministria gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve serbe që "të përmbahen nga çdo veprim apo deklaratë, siç ishte rasti në ditët e kaluara me disa anëtarët ë qeverisë, të cilat mund të interpretohen si nxitje e dhunës".

"Vërejtjet e tilla të papërgjegjshme janë të papranueshme", tha Andreani.
XS
SM
MD
LG