Ndërlidhjet

Putin: Kosova precedent i tmerrshëm


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka përshkruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës si "precedent të tmerrshëm", i cili do t'i "përplaset në fytyrë" Perëndimit.

"Precedenti i Kosovës është precedent i rrezikshëm, i cili de fakto do ta shkatërrojë tërë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, të ndërtuar jo gjatë dekadave, por gjatë shekujve", tha Putin në një prononcim televiziv.

"Ata nuk kanë menduar për rezultatet e asaj që po bëjnë. Në fund, kjo është një thikë me dy teha, e cila do t'u kthehet në fytyrë", tha Putin.
XS
SM
MD
LG