Ndërlidhjet

Shefer: KFOR-i gatshëm për të intervenuar


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, ka shafqur brengosje për deklaratat e disa ministrave të Serbisë dhe ka vënë në pah se shkatërrimi i ambasadave në Beograd është "krejtësisht i papranueshëm".

Në një intervistë për gazetën franceze "Mond", Jap De Hop Shefer ka shfaqur gatishmërinë e KFOR-it për çdo zhvillim eventual, duke përfshirë edhe dërgimin dhe mbështetjen e forcave rezervë të NATO-s, nëse për këtë paraqitet nevoja.

"Këto rezerva që përfshijnë EUFOR-in në Bosnjë janë të mjaftueshme. Por, më parë është në kompetencën e policisë kosovare, pastaj të policisë së UNMIK-ut dhe në linjën e tretë edhe të KFOR-it për të intervenuar", ka thënë Jap De Hop Shefer.
XS
SM
MD
LG