Ndërlidhjet

U dhanë çmimet Oskar


Filmi "No Country for Old Men" ka fituar më së shumti çmime në ceremoninë e sivjeme Oskar, që u mbajtë mbrëmë vonë në Hollivud. Vëllëzërit Joel dhe Ethan Coen fituan çmimin për filmin dhe regjinë më të mirë. Çmimin Oskar si aktori më i mirë e mori Daniel Day-Lewis, ndërsa aktorja më e mirë u shpall francezja Marion Cotillard, që luajti rolin e këngëtares Edith Piaf në filmin "La Vie En Rose". Çmimi për filmin më të mirë të jashtëm, iu dha filmit austriak "The Counterfeiters".
XS
SM
MD
LG