Ndërlidhjet

Ministri Samarxhiq në Kosovë


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq sot po qëndron në Kosovë, me ç'rast do të takohet edhe me kryeadministratorin, Joachim Ruecker. Është thënë se qëllim i kësaj vizite është që serbët e Kosovës qendrore të inkurajohen për të jetuar në shtëpitë e tyre. Në një njoftim, mëtutje thuhet se "ministri Samarxhiq me këtë vizitë dëshiron të kontribuoj në qetësimin e situatës dhe stabilizimit në Kosovë. Në këtë kuadër, bashkëpunimi i institucioneve të Serbisë me UNMIK-un dhe KFOR-in është i një rëndësie të madhe". Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi tha se vizita e zotit Samarxhiq paraqet "provokim" nga Serbia.

XS
SM
MD
LG