Ndërlidhjet

Medvedev dhe Lavrov arritën në Beograd


Zëvendës kryeministri rus, Dmitrij Medvedev dhe ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, sot në Beograd po takohen me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq. Takimi filloi në ndërtesën e presidencës së Serbisë. Është paralajmëruar se temë kryesore do të jetë pavarësia e Kosovës, që kundërshtohet nga Serbia dhe Rusia, por pritet edhe diskutimi në temën e bashkëpunimit në fushë të energjisë. Më vonë gjatë ditës, zyrtarët e lartë rusë, do të takohen edhe me kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica.
XS
SM
MD
LG