Ndërlidhjet

Polonia diskuton njohjen e Kosovës


Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka konfirmuar se nesër do t'i propozojë qeverisë që Polonia ta njohë Kosovën.

"Nuk është e vërtetë se nuk kam dilema rreth njohjes së Kosovës, mirëpo nga pikëpamja e interesave polake, nuk është aq me rëndësi se çfarë ndodh në vetë Kosovën, por çfarë ndodh rreth Kosovës", ka thënë Tusk për mediat.

"Polonia është mik i Perëndimit dhe kohë pas kohe duhet t'i japim disa provime, të cilat janë të pakëndshme për ne. Ky është një nga ato momentet kur mendoj se Polonia duhet t'i konfirmojë perëndimit: jemi me ju, jemi bashkë", ka thënë Tusk.

Ai ka thënë se Varshava tash duhet t'u tregojë edhe serbëve se ata kanë miq në Poloni, dhe ka theksuar se "për Serbinë nevojitet që ta mbajë perspektivën evropiane".
XS
SM
MD
LG