Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara Mohammad Khazee, tha se vendi i tij nuk do t'i bindet asnjë rezolute të re të Kombeve të Bashkuara për sanksione ndaj Teheranit lidhur me programin bërthamor.
Khazee gjithashtu tha se do të ishte e jashtëligjshme të kërkohet që Irani të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
Komentet e tij u bënë në kohën kur pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania u takuan për të diskutuar strategjinë rreth Iranit.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca shpresojnë se Këshilli i Sigurimit do të votojë gjatë javës për raundin e tretë të sanksioneve kundër Iranit, për shkak të dështimit të Teheranit në pezullimin e pasurimit të uraniumit.