Ndërlidhjet

Biden: Shqetësohem për unitetin e NATO-s


Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka shprehur shqetësim për unitetin e NATO-s lidhur me zhvillimet në Afganistan.
- Një aleat mund të luftoj atje. Tjetri mund ta bëjë këtë por nuk mund të bëjë diçka tjetër. Por, ju ose jeni në luftë ose jo dhe më duket se NATO-ja duhet ta kuptoj se duhet të luftoj, pasi, sinqerisht, nëse ata nuk e bëjnë këtë, frikësohem për unitetin e NATO-s. Nëse Afganistani bie, nuk jam i sigurtë se sa gjatë do të qëndroj NATO-ja, tha senatori Biden, mbrëmë, duke folur në Këshillin për marrëdhënie të jashtme në Nju Jork.
- Nëse Afganistani dështon dhe Pakistani bie viktimë e fundamentalizmit, atëherë të dy vendet do të paguajnë çmim të madh dhe Amerika do të ballafaqohet me pengesa të tmerrshme strategjike. Besoj se ende kemi forcë të krijojmë një të ardhme tjetër, më të mirë, tha senatori Biden.
Ai mëtutje kritikoi politikën e presidentit George Bush.
XS
SM
MD
LG