Ndërlidhjet

Çekia do ta njohë Republikën e Kosovës


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, takoi sot shefen e zyrës së Republikës Çeke në Prishtinë, Janina
Hrebickova. Zonja Hrebickova e njoftoi presidentin se Republika Çeke do ta njohë pavarësinë e Kosovës menjëherë me
përfundimin e procedurave të nevojshme qeveritare për njohjen e shteteve. Presidenti Sejdiu falënderoi përkrahjen dhe qëndrimin e qartë të Çekisë gjatë proceseve të gjata që kaloi Kosova deri në pavarësimin e saj dhe shprehu bindjen se do të vazhdojë bashkëpunimi i thellë mes dy vendeve edhe për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG