Ndërlidhjet

Zvicra njohu Kosovën


Zvicra sot e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe ka njoftuar se së shpejti do të vendosë lidhje diplomatike dhe konsullare.

Këshilli Federal i Zvicrës e ka mirëpritur "përkushtimin e qartë" të autoriteteve të Kosovës për respektimine të drejtave të pakicave, dhe për mbikqyrjen e pavarësisë nga prania civile dhe ushtarake ndërkombëtare, tha presidenti Pascal Couchepin.

"Në një situatë si kjo, kur emocionet janë të larta, zgjidhja ideale nuk është e mundshme. Megjithate Këshilli Federal konsideron se ky hap i ri në ribërjen politike të rajonit është më i preferueshëm se çdo alternativë tjetër", tha Couchepin.

Ai tha se "njohja e Kosovës nga Zvicra bëhet krahas dëshirës së saj për të zhvilluar marrëdhënie të mira me Serbinë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG