Ndërlidhjet

Vjenë: Feith drejton Grupin për Kosovën


Grupi punues ndërkombëtar për Kosovën takohet sot në Vjenë.Ky është takimi i parë që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë.

Në takim marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. I pranishëm do jetë dhe i dërguari evropian në Kosovë, Peter Feith, i cili dhe do ta drejtojë takimin.

Edhe vendet e Grupit të Kontaktit për Kosovën, me përjashtim të Rusisë janë të ftuara. Vendet si Austria, Australia, Zvicra, Suedia, Finlanda kanë të drejtë të marrin pjesë.

Detyra kryesore e këtij grupi do jetë mbikqyrja e zbatimit të Planit të Ahtisaarit. Është pikërisht ky plan që parasheh krijimin e grupit në fjalë.

Pas takimit pritet që pjesëmarrësit të flasin për mediat.
XS
SM
MD
LG