Ndërlidhjet

Koshtunica: Serbia në BE vetëm me Kosovën


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian vetëm me Kosovën si pjesë përbërëse të saj.

Ai ka shtuar se para vazhdimit të bisedimeve për anëtarësim duhet sqaruar se çfarë është territori i Serbisë për Bashkimin Evropian.

"Për ne, gjërat janë të qarta. Kur është fjala për anëtarësim në BE, duhet të sqarojë se çfarë është territori i Serbisë, të cilin e pranon Bashkimi Evropian. Kjo për ne don të thotë vetëm Serbia me Kosovën si pjesë përbërëse të saj", ka thënë Koshtunica për mediat ruse.
XS
SM
MD
LG