Ndërlidhjet

Beograd: 80 të akuzuar për dhunën në ambasada


Policia serbe ka ngritur aktakuzën kundër 80 personave per sulmet në disa ambasada në Beograd, përfshirë edhe atë amerikane.

Demostruesit nacionalist të zemrëruar me njohjen e pavarësisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sulmuan javën e kaluar ambasadën në Beograd duke thyer xhamat dhe djegur një pjesë të saj.

Një pjesë e personelit të ambasadës u tërhoq mëpastaj për shkaqe sigurie.

Demostruesit gjithashtu sulmuan ambasadat e Kroacisë, Slovenisë, Turqisë, Belgjikës, Gjermanisë dhe Bosnjes.
XS
SM
MD
LG