Ndërlidhjet

Serbia kundër pranisë së Pieter Feith në Kosovë


Një zyrtar i lartë i Serbisë e ka dënuar emërimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke thënë se prania e tij është e jashtëligjshme dhe paraqet fyerje të Kombeve të Bashkuara.

Branisllav Ristivojeviç, këshilltar i kryeministrit Vojisllav Koshtunica tha se Beogradi nuk e ka idenë se cilin e përfaqëson Pieter Feith, "kush e ka autorizuar atë që të vijë në Kosovë, çfarë është baza legale për praninë e tij në Kosovë, apo në çfarë kapaciteti ai po përpiqet të merret me Beogradin".

Serbia tashmë ka paraqitur ankesë formale në Kombet e Bashkuara kundër formimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, misioni i të cilit është të ndihmojë zhvillimin demokratik të Kosovës.
XS
SM
MD
LG