Ndërlidhjet

Pezullohen policët serbë në Prishtinë


Pjesëtarët serbë të SHPK-së në rajonin e Prishtinës janë pezulluar me pagesë, meqë nuk iu kanë bindur urdhërave të komandës kryesore të SHPK-së.

Pjesetarët serbë të rajonit të Prishtinës, shumica e të cilëve shërbejnë në Graçanicë, sikurse edhe kolegët e tyre në Gjilan, kanë kërkuar që urdhrat mos t’i marrin nga SHPK-ja, por nga policia e UNMIK-ut.

Zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani thotë se pezullimi i tyre me pagesë do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar.
XS
SM
MD
LG