Ndërlidhjet

Rusët sot zgjedhin presidentin e ri


Rusët po votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, që është gati e sigurt se do t'i fitojë Dimitri Medvedev, favorit i presidentit të deritashëm Vladimit Putin.

Hulumtimet e opinionit kanë treguar se 42 vjeçari Medvedev, aktualisht zv. kryeministër dhe shef i kompanisë së gazit "Gasprom", do të sigurojë më shumë se 60 përqind të votave.

Medvedev është zotuar të vazhdojë kursin e vendosur nga Vladimir Putini për tetë vitet e kaluara.

Nëse fiton zgjedhjet Medvedev pritet ta emërojë Putinin në postin e kryeministrit.

Ndryshe, në këto zgjedhje konkurojnë edhe tre kandidatë të tjerë, lideri i partisë komuniste, Gennady Zyuganov, politikani popullist Vladimir Zhirinovsky dhe Andrei Bogdanov nga Partia Demokratike.
XS
SM
MD
LG