Ndërlidhjet

Topolanek: Qeveria do të lëvizë kah pranimi i Kosovës


Kryeministri Mirek Topolanek tha se pranimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Çekisë do të bëhet me kusht që Prishtina ta respektoj rendin, ligjet dhe të drejtat e pakicave.
"Për ta pranuar pavarësinë e kufizuar të Kosovës mundemi vetëm në rast se do të garantohet rendi dhe ligji, të drejtat dhe mbrojtja e pakicave, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe se atje do të jenë forcat e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian", i tha kryeministri Topolanek, Televizionit çek.
Ai tha se qeveria e Çekisë nuk dëshiron që për njohjen e Kosovës të vendosë në shpejtësi.
Megjithqë diskutimi për njohjen e Kosovës në qeverinë e tij do të jetë "shumë i ndërlikuar", zoti Topolanek tha se mendimi i tij personal është se qeveria e tij do të lëvizë kah pranimi i pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG