Ndërlidhjet

Rice në mision të ri në Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice udhëtoi nga Uashingtoni në një mision në Lindjen e Mesme, në kohën kur dhuna e re ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po e rrezikon procesin e paqes.

Rice u nis nga Shtetet e Bashkuara disa orë pasi Izraeli u zotua se do të vazhdojë goditjet në Rripin e Gazës, megjithëse i tërhoqi trupat nga territori, i cili po kontrollohet nga Hamasi.

Pas vizitave në Egjipt, Ramallah dhe Jerusalem, kryediplomatja amerikane do të udhëtojë në Bruksel në takimin ministror të NATO-s, i cili pritet të dominohet nga çështja e Afganistanit dhe ajo e Kosovës.
XS
SM
MD
LG