Ndërlidhjet

KS: Sanksione shtesë kundër Iranit


Këshilli i Sigurimit e miratoi raundin e tretë të sanksioneve kundër Iranit për shkak të refuzimit për ndërprerjen e pasurimit të uraniumit.

Rezoluta u mbështet nga 14 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, ndërsa Indonezia abstenoi.

Rezoluta u imponon kufizime financiare dhe të udhëtimeve individëve dhe kompanive iraniane, që kanë lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Më herët, zyrtari iranian për çështje bërthamore, Muhammad Saeedi tha se çdo sanksion i ri do të jetë "jolegjitim", ndërsa ata që e mbështesin "duhet të marrin përgjegjësinë për sjelljen e tyre jolegjitime".
XS
SM
MD
LG