Ndërlidhjet

NATO-ja diskuton ftesat për vendet e Adriatik 3


Ministrat e jashtëm të NATO-s do të diskutojnë të enjten mundësinë dhënies së ftesës për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë. Tre vendet synojnë marrjen e ftesës në takimin e Bukureshtit në fillim të prillit.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP citon burime diplomatike në Bruksel që thonë se "shumë pak janë ata që bisedojnë për diçka tjetër përveç anëtarësimit të tre vendeve të Kartës së Adriatikut".

Greqia po kërcënon me veto bllokimin e Maqedonisë për shkak të mosmarrëveshjeve me emrin.
Kryeministri grek Kostas Karamanlis tha se "për sa kohë vendi fqinj është në pozita që nuk lejon kompromisin, përgjigjja jonë është nuk ka zgjidhje, dmth nuk ka ftesë".

Në mbledhjen e së enjtes pritet që shefat e diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s të diskutojnë dhe raportet me Serbinë, pas pavarësisë.
XS
SM
MD
LG