Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski e ka paralajmëruar sot Kosovën se ultimatumi i saj për çështjen e vijës kufitare mund të dëmtojë raportet dypalëshe.
Cërvenkovski tha se insistimi i autoriteteve në Prishtinë se së pari duhet njohur Kosovën dhe pastaj të bisedohet për ndarjen e vijës kufitare, është një "fillim i keq i marrëdhënieve dypalëshe".
"I kam propozuar qeverisë sime që të mos iu drejtohen autoriteteve kosovare por atyre ndërkombëtare, pasi duket se ato do qëndrojnë në Kosovë edhe për një kohë të gjatë" shtoi Cervenkovski, pas takimit me homologun e tij bullgar, Georgi Parvanov.
Kosova asnjëherë nuk e ka njohur marrëveshjen e vitit 2001 të nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.