Ndërlidhjet

Bruksel: NATO-ja diskuton për zgjerim


Mospajtimet e gjata lidhur emrin e Maqedonisë po kërcënojnë ta çregullojnë zgjerimin e NATO-s në Ballkan, derisa ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të aleancës po mbajnë takim në Bruksel. Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia shpresojnë të marrin ftesë për anëtarësim gjatë samitit të NATO-s, që mbahet në Bukuresht prej 2 e deri më 4 prill.
"Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë punuar shumë për t'i plotësuar standardet e NATO-s", tha sekretari i përgjithshëm, Jaap de Hoop Scheffer, në hapje të takimit dhe shtoi se "deri tash me të drejtë kemi thënë se ishte herët për të diskutuar për perspektivën e anëtarësimit të këtyre tri vendeve, por tash koha ka ardhur". Lidhur me kontestin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeir, me të arritur në Bruksel, tha se "nëse nuk arrihet marrëveshje, ne nuk do të mundemi të marrin vendim për Maqedoninë, për shkak të mungesës së miratimit nga ana e Greqisë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG