Ndërlidhjet

Koshtunica: Qeveria është në krizë


Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, ka thënë se ai më nuk iu beson ministrave pro evropianë të qeverisë së tij, duke lënë të kuptohet shpërbërjen e kabinetit, transmeton AP.

Koshtunica ka thënë se qeveria është në krizë dhe akuzoi ministrat pro perendimorë se kanë dështuar në mbështetjen e përpjekjeve të tij për ta mbajtur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Koshtunica këmbëngul se Serbia nuk mund "t'i bashkëngjitet BE-së përderisa vendet anëtare të bllokut nuk i tërheqin vendimet e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës".

Partitë pro evropiane në koalicionin qeverisës thonë se e ardhmja e Serbisë nuk do të duhej të varet nga statusi i Kosovës.
XS
SM
MD
LG