Ndërlidhjet

Moskë: Takohen Merkel dhe Putin


Kancelarja gjermane Angela Merkel i tha presidentit të Rusisë Vladimir Putin se marrëdhëniet mes dy vendeve ndonjëherë janë të kënaqshme, por ndonjëherë janë paraqesin sfidë.

Merkel i bëri këto komente para takimit me presidentin rus në rezidencën e tij në Novo Ogaryevo.

Por pas takimit, Putin tha se marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe trashëgimtarit të tij, Dmitriy Medvedev nuk do të jenë më të lehta.

Dy udhëheqësit gjithashtu kanë diskutuar çështjen e bashkëpunimit në fushën e energjisë, çështjen e Kosovës, çështjen e Iranit dhe zgjedhjet presidenciale në Rusi.

Merkel do të takohet edhe me presidentin e ri të Rusisë, Dmitry Medvedev.

Ajo do të jetë udhëheqësja e parë nga Perëndimi që takon presidentin e sapozgjedhur rus.
XS
SM
MD
LG