Ndërlidhjet

Vojaming: Obama mund Klintonin


Pretendenti për nominimin presidencial nga radhët e demokratëve, Barak Obama, ka fituar në zgjedhjet preliminare në Vajaming.

Vojaming, ku kryesisht dominojnë republikanët, jep 12 delegatë. Sipas të dhënave të rrjetit televiziv CNN, Barak Obama tash ka siguruar 1527 delegatë, ndërsa Hilari Klinton 1428 delegatë.

Për nominimin e kandidatit demokrat duhet siguruar 2024 delegatë për Konventën partiake që mbahet në Denver, nga 25 deri më 28 gusht.

Republikanët kanë përcaktuar Xhon Mekejnin kandidat të tyre për zgjedhjet e nëntorit.
XS
SM
MD
LG