Ndërlidhjet

“Presion për pavarësinë dhe demarkacionin”


Të përditshmet kosovare
Të përditshmet kosovare
EXPRESS
Ambasadori i ri i Serbisë në Mal të Zi, Zoran Lutovac, thotë se Beogradi zyrtar pret nga Podgorica që të përfillë qëndrimin e tij rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke paralajmëruar prishje të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve nëse Podgorica vendos ta njohë Kosovën, shtet të pavarur e sovran. “Në Serbi, me vëmendje të posaçme pritet reagimi i Podgoricës ndaj pavarësisë së Kosovës”, tha Lutovac, duke paralajmëruar se do të tërhiqet nëse Mali i Zi do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai pret se do të përfillet pozicioni dhe qëndrimet e Serbisë, por duke potencuar se “dihet mirëfilli i Qeverisë së Serbisë ndaj vendeve që do ta njohin Kosovën dhe në këtë ndërlidhje nuk ka asnjë dallim as kur kemi të bëjmë me Malin e Zi”...

KOHA DITORE
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, mbrëmjen e së premtes në Shkup, ka kërkuar nga autoritetet shtetërore maqedonase që të angazhohen për zgjidhje të kontestit të emrit shtetëror me Greqinë para Samitit të NATO-s në Bukuresht. Fried është takuar me autoritetet e Shkupit në orët e vona, kurse temat kryesore kanë qenë zgjidhja e kontestit të emrit të Maqedonisë dhe njohja e Kosovës. Fried mësohet të ketë shpalosur edhe njohjen e Kosovës nga Shkupi zyrtar dhe kompromisin e mundshëm në shënimin e vijës kufitare. Siç merret vesh, Fried ka lënë të hapur çështjen e njohjes së Kosovës nga Maqedonia, duke pritur që ajo të ndodhë në një të ardhme të afërt. Gjithashtu, për të shtuar presionet ndaj palës maqedonase, mbrëmjen e së premtes, në Shkup, ka qëndruar edhe shefi i diplomacisë suedeze, Carl Bildt. Bildt ka kërkuar që çështja e caktimit të kufirit me Kosovën të mos i dëmtojë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Shkupit...

KOSOVA SOT
Gati po afrohet dymuajshi që kur është formuar Qeveria e re e Kosovës dhe ajo po ballafaqohet thuajse me të gjitha sfidat që u ballafaquan edhe qeveritë paraprake. Dihet se problemet janë ato që kanë qenë, mbase diku-diku edhe më të thelluara, por nuk është pritur që edhe qeveritarët e rinj të vazhdojnë thuajse me konceptet e njëjta në qeverisje. Ndërkaq, deri më tash nuk hetohet se kjo qeveri ka ndryshuar qasjen në konceptin qeverisës nga ato të mëparshmet. Duket se pak ka ecje përpara, pak aksione veprimi dhe fare pak reforma më të thella për të ndërruar gjendjen në aspektin pozitiv. Qeveria aktuale, për dallim nga ato paraprake, tani është e çliruar nga pesha e rëndë që e mundonte tërë Kosovës – zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës. Por, kjo rrethanë e re nuk sjell komoditet, përkundrazi shton përgjegjësinë jo vetëm për një program shumë të detajuar qeverisës, por edhe për përpjekje maksimale në realizimin e tij...

INFOPRESS
Katër milionë euro do të përfitojë arsimi në Kosovë nga Qeveria austriake. Kjo është bërë e ditur pas takimeve që ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar me personalitete të larta qeveritare në Vjenë. Hoxhaj tha se do të ndihmohet themelimi i Agjencisë për Akreditim, themelimi i Qendrës për Hulumtim Shkencor, i një Zyre për Bashkëpunim Ndërkombëtar që do të vlejë për tërë arsimin e lartë në Kosovë dhe institucioneve të tjera. Ministri i Arsimit ka kërkuar nga Qeveria austriake që për vitin e ardhshëm të ndajë bursa për studentët e doktoraturës në Kosovë. Është kërkuar gjithashtu të bëhet lehtësimi i vizave për studentët e Kosovës që duan të studiojnë në Austri...
XS
SM
MD
LG