Ndërlidhjet

Partia Socialiste fiton zgjedhjet në Spanjë


Kryeministri Luis Rodriguez Zapatero ka falënderuar mbështetësit e tij në zgjedhjet e djeshme në Spanjë.

Rezultatet kanë treguar se Partia Socialiste e Zapateros ka fituar afër 44 për qind të votave, duke u bërë kështu partia më e madhe në Parlament.

Mirëpo, kryeministrit Zapatero i duhet të bëjë koalicion me ndonjë nga partitë e vogla për të qeverisur vendin.

Partia opozitare konservative ka fituar rreth 40 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG