Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Serbia që të shohë kah e ardhmja e jo e kaluara, derisa ajo është nisur drejt zgjedhjeve që synojnë zgjidhjen e krizës politike lidhur me pavarësinë e Kosovës.
"Ne do të sugjerojmë, derisa ata po punojnë në këtë kohë turbulente politike, që ata të fokusohen në të ardhmen e jo në të kaluarën", u tha sot reporterëve zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Sean McCormack.
Ai më tutje theksoi se "e kuptojmë se sa e vështirë dhe emocionale ishte çështja e Kosovës për popullin e Serbisë" dhe shtoi se "interesit të Serbisë dhe interesit të popullit të Serbisë do t'i shërbehet më mirë duke pasur marrëdhënie të mira me Evropën, me Shtetet e Bashkuara dhe me qeveritë e tjera".